Shqipëria mposhtet, por nuk turpërohet (VIDEO)

Në ndeshjen miqësore kundër Austrisë, Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 2:1.

Pjesa e parë i kushtoi kuqezinjve me humbje, pasi pranuan golat në 13-të minutat e parë të takimit, ku shënuan Janko dhe Harnik.

Por krejt ndryshe ishte pjesa e dytë e takimit. Me të filluar loja ishte Ermir Lenjani që ngushtoi epërsinë e vendasve në 2:1.

Pjesa e dytë për dallim nga ajo e para ishte krejt ndryshe, pasi që futbollistët e De Biasi sulmuan portën kundërshtare vazhdimisht.

Pavarësisht kësaj kjo ndeshje përfundoi 2:1 për austriakët. Ndeshjen e radhës Shqipëria e zhvillon kundër Luksemburgut, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button