Ronaldo: Komandant? Nuk është fjala e saktë për mua

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2013 nga revista “four four two”, duke lënë pas rivalin Leo Messi.

Ylli portugez ndalet të flasë për topin e artë, objektivat sezonal të skuadrës dhe të japë një përgjigje ndaj presidentit të FIFA-s Sep Blatter. Në fillim Ronaldo flet për objektivat sezonal me Real Madrid.

“Besoj që këtë vit mund të fitojmë si kampionatin ashtu dhe Champions League. Jemi në rrugën e duhur dhe të gatshëm për të arritur objektivat”, transmeton supersport.

Sigurisht që imitimi i bërë nga presidenti i FIFA-s Sep Blater, i cili e cilësonte Ronaldon një komandat mer një përgjigje.

“Nuk jam i sigurtë që fjala komandat të jetë e saktë për mua. Në skuadër kemi shumë lidera, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj.”

U bënë disa vite që përflitet për një rivalitet midis Ronaldos dhe Messit, aq sa mund të krahasohet me atë që është cilësuar si dueli i shekullit në boks midis Ali dhe Frazes apo ai i tenisit McEnroe dhe Borg.

“Ne jemi futbollistë të ndryshëm dhe nuk ekziston asnjë rivalitet midis nesh. Sa për shembujt që meren nuk janë të goditur pasi ato kanë ndodhur në sporte individuale. Futbolli është një sport skuadre. Mendoj që kam bërë një sezon të mirë por ky është një sport kolektiv. Një futbollist nuk mund të bëjë asgjë i vetëm nëse nuk ka një ekip të madh në mbështetje. Jam i vetëdijshëm që nuk do të isha ky që jam pa shokët e mi të skuadrës, pa trajnerin, pa tifozët për të cilët luaj. Dhe sigurisht pa familjen time.”

Në fund 28 vjecari pranoi se do të ishte dicka e jashtëzakonshme nëse shpallej golashënuesi më i mirë në kampionat dhe Champions. Gjithashtu ylli portugez nënvizoi se ndjehet i kënaqur që në krah ka një futbollist si Bale, të cilin e sheh si një armë më shumë në sulmin madrilen.

Lajme të ngjashme

Back to top button