Basha: Qeveria po shton vende pune imagjinare

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se PD-ja do të shohë mundësitë reale të rritjes së pagës minimale, në projektprogramin e saj.

Ai është shprehur se qeveria aktuale vetëm po shton vendet imagjinare të punës.

“Pushim nga puna të mbi 75 mijë punonjësve vetëm në shtator-tetor 2015. Qeveria i qaset me shkopinj cinikë të propagandës dhe aksione mediatike. 30 mijë vende vakante pune deklaroi kryeministri, 200 mijë ministri i Mirëqenies Sociale. Me këtë ritëm vendet imagjinare të punës pas pak javësh do të 3-4 fishohen”.

“Departamentet e PD kanë përfunduar projektprogramet e zhvillimit që do t’i konsultojmë me partnerët sociale, bizneset, sindikatat. Do të kalkulojmë mundësitë reale sidomos të pagës minimale që është dhe referencë për pagat”, tha Basha, njofton Top Channel.

Kreu i PD-së ishte i pranishëm në takimin që shënoi 25 vjetorin e krijimit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button