Kozarev: Serbia kërkon nga Prishtina zyrtare hapje të kufijve

Zëvendësdrejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev, ka thënë se Serbia e mbështetë “me gjithë zemër liberalizimin e plotë të regjimit aktual të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në të gjithë vijën administrative në të gjitha vendkalimet mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Kozarev ka thënë se Prishtina zyrtare, në qoftë se është për të ardhme europiane dhe për vlerat e hapjes, duhet të pajtohen me mendimin se nuk ka nevojë që të kontrollohet çdo kolonë e automjeteve në pikat e përbashkëta kufitare.

Ai këto komente i ka bërë derisa ka vizituar një pikë kufitare mes Kosovës e Serbisë, ku ka biseduar me njerëz që ishin në kolona për të kaluar nga një shtet në tjetrin.

Shoferët e kamionëve janë ankuar se duhet të presin më shumë se pesë orë derisa kalojnë kufirin, dhe sipas tyre, këto vonesa shkaktohen nga proceduar e ngadalshme e kontrollimit.

Sipas politikanit serb ndalimi i gjatë i udhëtarëve dhe mallrave në vendkalimet kufitare nuk kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe normalizimin e marrëdhënieve mes popullit serb dhe atij shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button