Fërçkovski: Shumica e gjykatësve kushtetues i shërbejnë Gruevskit

“Një grup 5 antarësh të gjyqtarëve kushtetues janë një bandë që punojnë në dirigjenca të pronarit dhe nuk mbrojnë barazinë si të drejtë supreme. Është iluzion për t’i analizuar vendimet e tyre në aspekt juridik dhe profesional sepse ata nuk veprojnë ashtu, por me urdhër të partisë më të madhe në pushtet VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevskit”, ka theksuar profesori universitar Lubomir Frçkovski në debatin “10 vjet padrejtësi” që e organizoi komiteti i Helsinkit si pjesë e aksionit qytetarë “Meritojmë më mirë”.

“Shumica e gjyqtarëve kushtetutës janë një bandë klasike, sikur e kanë pasur kinezët në kohën e revolucionit kulturor qëllimisht janë zgjedhur nga materialet e tyre njerëzore që i shërbejnë pronarit dhe është iluzion për t’i analizuar vendimet e tyre. Disa nga ata janë edhe analfabet”, ka deklaruar profesori Fërçkovski.

Fërçkovski thekson se vendimet e turpshme të gjykatës kushtetuese të cilët nuk funksionojnë sipas ligjit dhe kushtetutës, janë në shërbim të pushtetit, dhe kjo duhet të jetë një motiv shtesë qytetarët të dalin në protesta kundër këtyre padrejtësive.

”Ata kanë një pronar te  tyre, mos humbni kohë me ata, janë material më i ulët njerëzorë. Ata pronarit të tyre ia mundësuan që ta shfrytëzon gjykatën për interesa të tij”, ka deklaruar Fërçkovski.

Fërçkovksi madje shtoi se e drejta për barabartësi është e drejtë fondamentale. Edhe kjo është edhe sipas raportit të BE-së edhe sipas raporteve të organizatave të komisionit evropianë.

Ndryshe javë më parë Gjykata Kushtetuese morri një vendim skandaloz duke i dhënë dritë jeshile Presidentit Ivanov që ti falë, pedofilët, trafikantët, manipulatorët e zgjedhjeve si dhe kryerësit e veprave të ndryshme penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button