Cilat janë kompanitë që PSP ka këruar të dhëna nga Regjistri Qendror? (DOKUMENT)

Redaksia e “Liberatasit”, ashtu siç thonë ata, kanë ardhë në një dokument që Prokuroria Speciale ia ka dërguar Regjistrit Qendror para, përafërsisht 15 ditëve, në të cilën me anë të kësaj letre PSP ka kërkuar vërtetim të 3 kompanive edhe atë: Mediamaks, Total Media Centar dhe Maksmedia LTD, transmeton Portalb.
Jo-zyrtarisht ata janë kompanitë të adresuara në Staumin e Qytetit numër 2. Prokurorët kanë treguar interes, sipas informatave të pakonfirmuar, ashtu siç shkruan “Libertas”, për kompanitë që nëpërmjet tyre kompania “Sileks” më parë ka fituar biznese në “REK BITOLA”, diçka që përmendet edhe në bisedat e përgjuara të opozitës, të ashtuquajtura si “bomba”, transmeton Portalb.

Burimet e “Libertasit”, thonë që PSP-ja me Regjistrin Qendror nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët bashkëpunimi dhe se për këtë shkak ndodhitë para disa ditëve prokurorët e PSP-së me asistim policor në orët mësnatës kanë hyrë në Regjistrin Qendror për t’i marrë të gjitha të dhënat, që eventualisht të mos ndryshohen emrat e pronarëve të këtyre kompanive ose të ndahen nga kompanitë tjera.

Jo-zyrtarisht, PSP të hënën do të fillojë me marrje në pyetje të personave që janë të shënuar si pronarë të këtyre tre firmave dhe që janë në fokusion e prokurorëve në procedurën parahetimore. Letrën që e ka në dispozicion “Libertas”, është e nënshkruar dhe ka vulë, por nuk ka numër arkivor sepse në regjistrin është i shënuar si i pranuar. /Portalb

dokumenti-centralen-registar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button