SHBA, Beckham bleu truall për ndërtimin e stadiumit Miami Beckham United

Ish-futbollisti anglez David Beckham bleu truall në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në të cilën do të ndërtojë stadiumin me klubin e tij të futbollit Miami Beckham United, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga MBU kanë njoftuar se Beckham në rajonin Overtown në Miami bleu truall prej 2 mijë e 630 dunam (1 dunam-1000 metra katrorë) për nevojat e ndërtimit të stadiumit.

Nuk është bërë e ditur se sa para ka ndarë Beckham, por punohet në truallin i cili ndodhet afër bregut të Oqeanit Atlantik dhe në afërsi të stacionit të autobusëve dhe metros së qytetit. Është planifikuar që ndërtimi i stadiumit të fillojë menjëherë pasi të jepet licenca.

Pritet që klubi i Beckham-it në vitin 2018 të bëhet kampion në Ligën e parë amerikane MLS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button