Beckham e dëshiron Cavanin te Inter Miami

David Beckham e ka shënjestruar Edinson Cavanin si një prej emrave që e dëshiron te Inter Miami.

Sulmuesi uruguaian është në vitin e fundit të kontratës së tij te Paris Saint-Germaini, ndërsa qëndrimi i tij te kampioni francez është në dyshim, shkruan Telegrafi.

Përkundër se është golashënuesi më i mirë i PSG-së, 32-vjeçari pritet të largohet pasi t’i skadojë kontrata.

Gazzetta dello Sport raporton se Amerika mund të jetë destinacioni i tij i radhës, pasi po kërkohet nga Beckham.

Miami që do të hyjë në MLS në vitin e ardhshëm e kati gati kontratën trevjeçare për Cavanin, pasi ta përfundojë qëndrimin te PSG.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button