Greqia shënon Ditën e Pavarësisë

Greqia sot me paradë dhe manifestime të ndryshme, në të gjithë vendin shënoi 25 Marsin, Ditën e Pavarësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Parada në Athinë u mbajt në sheshin Sintagma, të pranishëm ishin Presidenti Prokopis Pavlopulos, zëvendëskryeministri Janis Dragasakis dhe ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos.

Në manifestimin e shënimit të Ditës së Pavarësisë nuk mori pjesë kryeministri grek Aleksis Tsipras, por në rrjetin social Twitter ka shkruar: “Pavarësia e Greqisë, e cila është produkt i Iluminizmit, e cila është liri moderne, por edhe institucioni i vlerave juridike, për ne do të jetë gjithmonë një frymëzim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button