Anulohet protesta, vendim i përbashkët i Opozitës

Opozita me një vendim të përbashkët ka vendosur që ta anulojë protestën e planifikuar të mbahej me 26 mars, nesër.

Lajmin për anulimin e protestës e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

Para se të jepej vendimi për anulimin e protestës tre liderët opozitarë kanë zhvilluar një takim të përbashkët, ku edhe është vendosur që nesër të mos ketë protestë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërsa nuk është shpjeguar ende se cilat ishin arsyet për anulimin e protestës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button