“Vetërregullimi”, KEMM në Gostivar bën thirrje për profesionalizëm mediatik

Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë (KEMM), sot në Gostivar organizoi debat me temë “Mediumet, zgjedhjet dhe roli i vetërregullimi”.

Përfaqësuesit e KEMM-së, në debat kanë folur për rëndësinë dhe perspektivat e vetërregullimit, por edhe për përvojat e deritanishme në KEMM dhe në bashkëpunimin me trupa tjerë në korniza ndërkombëtare.

Në këtë debat u diskutua gjithashtu edhe për tendencat më të shpeshta të shkeljes së standardeve gjatë raportimit, por edhe për mënyrat se si vepron KEMM në lidhje me rastet e tilla jo-profesionale dhe jo-etike gazetareske.

Anëtarja e Bordit Drejtues dhe kryeredaktorja e Portalb.mk, Elida Zylbeari, tha se gjendja e mediumeve në Maqedoni është në kaos, ndërkaq sipas saj, dalja nga kjo krizë mediatike mund të bëhet vetëm me anë të vetërregullimit.

“Është shumë me rëndësi që të respektohen standardet profesionale, posaçërisht gjatë zgjedhjeve, pasi që lexuesit kanë të drejtë që të njoftohen në mënyrë të drejtë dhe profesionale. Situata në të cilën gjenden mediumet në Maqedonia është kaotike, kjo situatë është si rezultat i mosrespektimit të normave gazetareske. Prandaj, dalja nga kjo krizë mediatike mund të bëhet me anë të vetërregullimit, që nënkupton mediat gjatë raportimit vet të kenë përgjegjësi morale dhe profesionale”, tha Zylbeari. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button