Dibrani Axhi Fida fiton çmimin “Shën Kliment Ohridski”

Çmimin shtetëror “Shën. Kliment Ohridski “ për të arriturat e vitit 2013 në lëminë  e procesit  edukativo arsimor , këtë vit e fiton dibrani që jeton dhe vepron në Shkup, M-r. Axhi Fida, pedagog dhe arsimdashës i dalluar.

,,Është një traditë e kamotshme e vendit ku çdo vit ndahet çmimi “Shën. Kliment Ohridski”. Kam punuar si arsimtar vite me radhë, tanimë mbushen 50 vjet nga veprimtaria ime arsimore, ndaj e pash të arsyeshme të konkurroj për këtë çmim prestigjioz”  u shpreh për  Portalb fituesi i çmimit M-r. Axhi Fida. 

,,Gati 40 vite me radhë kam përpunuar  tekste shkollore të ciklit parashkollor dhe shkollor. Gjithashtu kam kontribuar në  përgatiten  pedagogjike të arsimtarëve në shkollat e ciklit të ulët , ku edhe kam fituar në konkurse të shumta , vlerësime publike të librave të klasës së dytë , tretë dhe të pestë , botimin e këtyre librave shkollor dhe  jam marrë  me përkthime  për përgatitje të teksteve shkollore shqipe” tha ai.

“Si arsimdashës, kam qenë pishtar i arsimit në disa shkolla, si shkolla e dikurshme normale “Zef Lush Marku” në shkollën “Liria” më pas disa vite kam punuar edhe në Akademinë Pedagogjike,  disa vite pedagog në USHT,  si dhe profesor  në Fakultetit Pedagogjik në Shkup i emëruar “ Shën. Kliment Ohridski” sipas  ithtarit të arsimit sllav dhe nxënësi i Kirilit dhe Metodit, ndaj ndjehem i privilegjuar që kam  marrë këtë çmim prestigjioz” përfundoi, Fida.

Lajme të ngjashme

Back to top button