‘SHBA spiunoi myslimanët që shikonin pornografi në internet’

Agjencia e sigurisë amerikane “National Security” ka mbledhur të dhënat personale të disa personave, që frekuentonin shpesh webfaqet pornografike. Ky fakt është zbuluar nga Edward Snowden dhe është publikuar sot në “Huffington Post”. 

Sipas këtij dokumenti, agjencia ka spiunuar 6 liderë islamikë, të konsideruar si persona që kanë “dobësi personale”. Të dhënat e siguruara ruhen për tu përdorur si fakt që mund të ndikojë në besueshmërinë e besimtarëve ndaj tyre dhe të vendosë në diskutim përkushtimin ndaj kauzës xhihadiste. 

“Huffington Post” nuk ka publikuar emrat e myslimanëve që janë spiunuar, por thekson se ata nuk kanë qenë pjesë e ndonjë sulmi terrorist. 

Zëdhënësi i drejtorit të agjencisë amerikane të sigurimit, Shawn Turner reagoi ndaj publikimit të lajmit, duke thënë se nuk ka asgjë për tu çuditur që qeveria amerikane të përdorë të gjitha mënyrat për të bllokuar planet e personave që synojnë të vendosin në rrezik Amerikën. /balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button