Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira mesatare dhe me periudha të kohëpaskohshme të diellit. Megjithatë, në vendet më të larta malore të jugperëndimit të Maqedonisë do të ketë reshje dëbore, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 3 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës nuk do të kalojnë mbi 13 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me vranësira mesatare dhe me periudha të kohëpaskohshme të diellit. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 8 deri më 10 gradë celsius. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button