Afrim Gashi zgjidhet shef i Shtabit Zgjedhor të Lëvizjes Besa

Në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa, që u mbajt në selinë e Shkupit, mes tjerash, është diskutuar edhe për zgjedhjet që pritet të mbahen. Për këtë arsye, Këshilli Qendror vendosi që ta formojë shtabin zgjedhor.

“Në pajtim me Statutin e Lëvizjes Besa, si dhe me mbështetje të shumicës së anëtarëve të Këshillit Qendror, shef i Shtabit Qendror të Lëvizjes Besa u zgjodh Afrim Gashi, që njëherazi e ushtron edhe detyrën e Sekretarit Gjeneral të Lëvizjes. Këshilli Qendror i zgjodhi edhe anëtarët e tjerë të Shtabit Qendror, i cili do të numërojë 7 anëtarë. Këshilli Qendror, konform Statutit, e përcaktoi edhe numrin e nënkryetarëve të Lëvizjes, që do të jetë dy, ndërsa ky vendim do t’i kalojë për implementim Kryesisë Qendrore, e cila e bën zgjedhjen e tyre”, njoftojnë nga Lëvizja Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button