Xhemali Saiti, kryetar i ri i Shoqatës së Gjykatësve

Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, Xhemali Saiti, është zgjedhur kryetar i ri i Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë, në kuvendin e 11 të rregullt vjetor në prani të të gjithë delegatëve nga 34 filialet, njofton Portalb.

Xhemali Saiti ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup në vitin 1981, provimin gjyqësore ka kaluar në vitin 1996. Në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, në vitin 2012 e ka mbrojtur tezën e doktoraturës me temë “Masat alternative, kundër formave të reja të krimit”, me këtë dhe e ka marrë titullin, doktor i shkencave juridike. Në vitin 2012 është zgjedhur për gjykatës në Gjykatën Supreme të RM-së.

Në kuvendin e sotëm, gjatë së cilës u zgjodh Saiti, nuk a marrë pjesë ish-kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Nikollço Nikollovski i cili ka dhënë dorëheqje nga ky post. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button