Arrestohen vëllai dhe motra e Çaushit- të dyshuar për falsifikim të dokumenteve

Vëllai dhe motra e të dyshuarit për punëtorin e fshehtë për falsifikim të dokumenteve Zahir Bekiri- Çaushi janë arrestuar dhe për momentin gjenden në stacionin policor të lagjes “Kisella Voda”, raporton Nova, transmeton Portalb.

Të dy janë të dyshuar për veprat e njëjta si Çaushi- falsifikim dokumentash. Një muaj pas publikimit të aferës në javoren “Fokus”, me çka u zbulua se në dy vende të fshehta janë përpunuar dhjetëra mijëra letërnjoftime të falsifikuara, Prokuroria Publike e Shkupit kumtoi se është zbuluar punëtori e fshehtë ku janë prodhuar dokumente t falsifikuara.

Prokuroria vërtetoi se gjatë bastisjes në shtëpinë e Zahir Bekiri janë gjetur formular për pasaportë, letërnjoftime dhe dokumente tjera. Materiali i gjetur është marr dhe është lëndë për analizë dhe hetim, patën kumtuar nga Prokuroria, transmeton Portalb.

Pas rastit janë prononcuar edhe nga MPB. Nga aty njoftuan se janë arrestuar tre persona, në mesin e të cilëve edhe Bekiri.

Asnjëri prej të arrestuarve nuk është mbajtur në paraburgim, përveç personit të tretë, i cili është duke mbajtur masën e burgimit për një dënim të vjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button