Anulohet për të katërtën herë seanca për raportin e Janevës

Deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në seancën e Komisionit për sistem politik, në të cilën duhet ta shqyrtojë raportin e prokurores speciale, Katica Janeva, për së katërti herë sot anulohet, njofton Portalb.

Kryetari i Komisionit, Vllatko Gjorçev, tha se Janeva nuk e respekton Kushtetutën dhe e ka pyetur se si prokurorja speciale është legjitime nëse dorëzon raport, që sipas saj, deri në Kuvendin jo-legjitim dhe është zgjedhur nga Këshilli i Prokurorëve jo-legjitim.

Deputetët e opozitës paraprakisht në konferencë për shtyp kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, dje, në konferencë për shtyp, e akuzuan Janevën se po shkelë sovranitetin e shtetit dhe ka kërkuar nga ajo që të kërkojë falje për deklaratë, në të cilën ajo ka thënë se është jo-legjitime.

Nga ana tjetër, prokurorja speciale Katica Janeva, ka reaguar me shkrim pas akuzave në adresë të saj për mosparaqitjen në Kuvend dhe në Këshillin e Prokurorëve, transmeton Portalb.

“Dua edhe një herë t’i qartësojë arsyet se pse nuk do të marr pjesë në seancën e Këshillit të prokurorëve dhe në Seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me çka do të përsërisë se nuk bëhet fjalë për mosrespektim të këtyre institucionevet. Në pajtim me rregullat ligjore, por edhe në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë unë kam obligim ligjor vetëm të dorëzoj Raport, Raport të cilin unë e kam dorëzuar dhe i përmban të gjitha elementet të cilat i kërkon ligji”, thuhet në letrën e prokurores speciale Katica Janeva.

Praktika nuk njeh rast kur parashtruesit e Raportit, para Kuvendit apo Këshillit të Prokurorëve të thirren për ta sqaruar të njëjtën.

“Në këtë drejtim, nëse Këshillit i duhen shpjegime shtesë, jam e gatshme të njëjtat të jap sqarime brenda mundësive”, përfundon letra. /Portalb

Lexo: Dimovski: Janeva të kërkojë falje

Lexo: Janeva: Gjykata Kushtetuese nuk është legjitime

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button