LSDM: Pse pushteti importon rrymë me çmim 41.7% më të shtrenjtë?

“U hap kutia e Pandorës së skicave kriminale të pushtetit dhe Gruevskit në energjetikë. Komisioni Rregullator i Energjetikës, kryetari i të cilit është nga radhët e VMRO-DPMNE-së nga Kratova tre dit heshtë, në lidhje për atë se për çfarë interesash importon rryme elektrike për 41.7% më shtrenjtë, kur çmimi në berzën regjionale ka rënë në 20 euro për megavat-orë”, reagojnë nga LSDM, njofton Portalb.

Sipas LSDM-së, partia në pushtet kryen trysni ndaj mediumeve që ta mbulojnë këtë skandal nga qytetarët, që sipas tyre, paratë e tyre janë keqpërdorur.

“Përderisa heshtin për importin e shtrenjtë, Staverski dhe Gruevski me të ashtuquajturën llogaridhënien e turpëruar vet kanë hyrë në ethet energjetike, duke e hapur çështjen për ngecjen 10 vjeçare të gazifikimit të Maqedonisë”, shtojnë nga LSDM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button