Erdogan: Pavarësisht paralajmërimeve tona Belgjika liroi terroristin

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se “Njëri prej sulmuesve në Bruksel është një person të cilin më parë në qershor 2015 ne e kemi kapur në qytetin Gaziantep dhe e kemi deportuar. Ndërsa belgët e kanë liruar personin në fjalë. Ne deportimin ia kemi transmetuar në korrik 2015 me shënim Ambasadës belge. Pavarësisht paralajmërimeve tona se ky person është luftëtar i huaj, Belgjika nuk ka mundur të përcaktojë lidhjen e tij me terrorizmin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan në rezidencën presidenciale ka mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat me presidentin e Rumanisë Klaus Iohannis.

Erdoğan duke theksuar nëse politika botërore do të ecë në aleancë do të mund të zgjidhë terrorizmin ai thotë se “Për këtë arsye bota është e detyruar të ripërcaktojë terrorin, terroristin dhe terrorizmin”.

Pasi ka cekur edhe sulmin terrorist në Bruksel presidenti Erdoğan tha: “Njëri prej sulmuesve në Bruksel është një person të cilin më parë në qershor 2015 ne e kemi kapur në qytetin Gaziantep dhe e kemi deportuar. Ndërsa belgët e kanë liruar personin në fjalë. Ne deportimin ia kemi transmetuar në korrik 2015 me shënim Ambasadës belge. Pavarësisht paralajmërive tona se ky person është luftëtar i huaj, Belgjika nuk ka mundur të përcaktojë lidhjen e tij me terrorizmin. Madje këtu bëhet fjalë edhe për Holandën. E kemi deportuar në Holandë me kërkesën e tij dhe kemi njoftuar me shënim (notë). Këtë e shpreh veçanërisht edhe nga pikëpamja e ndjeshmërisë së vendit tonë”.

Ndërsa në anën tjetër personi në fjalë që ka përmenduar presidenti Erdoğan është Ibrahim El Bakraoi i cili ëshët një prej autorëve të dyshuar në sulmet e Brukselit. Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës El Bakraoi qershorin e kaluar u ndalua në qytetin Gaziantep të Turqisë dhe në muajin korrik me një vendim administrativ me kërkesën e tij është deportuar në Holandë. Gjatë periudhës që Turqia po kryente procedurat për deportimin e tij theksohet se ka njoftuar me një notë edhe Holandën dhe Belgjikën duke i paralajmëruar se është luftëtar i huaj terrorist. Megjithatë, në procesin pasues mësohet se pesoni në fjalë është liruar nga autoritetet belge sepse “nuk është mundur të përcaktohet lidhja me terrorizmin”.

– Ndaj ngjarjeve në Turqi nuk u tregua e njëjta ndjeshmëri

Pasi Erdoğan është pyetur rreth vlerësimeve pasi i është rikujtuar se pas sulmeve në Bruksel disa vende kanë ulur në gjysëm shtizë falmujt ku në Turqi brenda dy muajsh ndodhën dy sulme dhe nëse kanë treguar vendet e botës të njëjtën ndjeshmëri, presidenti turk ka theksuar se nuk ka autoritetin të shprehet se ‘pse ky vend është sjellë kështu‘, ‘pse ai vend është sjellë ashtu‘ përballë këtyre akteve.

Por duke vënë në dukje se nëse do të tregohet një qëndrim i përbashkët kundër terrorizmit, nuk duhet të tregohen qëndrime të ndryshme duke mbajtur qëndrim ndryshe kur ndodh në një vend, dhe qëndrim tjetër kur ndodh në një vend tjetër presidenti Erdoğan tha: “Kjo është një çështje që nevojitet dakordësim ndërkombëtar. Pra është çështje parimi. Brenda tre muajve të fundit nga aktet e përjetuara në Turqi kemi patur qindra të humbur. Ata që ngrenë në këmbë botën në vende të ndryshme, nuk kanë treguar të njëjtën ndjeshmëri kundër këtyre ngjarjeve në Turqi. Madje, ka patur nga ato që kanë dashur të na japin këshilla të ndryshme në lidhje me operacionet që po kryhen aktualisht. Në këto vende ku është i pranishëm terrorizmi a mos ndoshta vallë bëhet fjalë se duhet të ndodhin këto operacione? Të gjitha vendet në botë kryejnë këto operacione”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button