Durrës, mbytet varka me 2 peshkatarë, gjendet trupi i njërit

Mbytet një peshkatar ndërsa një tjetër konsiderohet i zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme në bregdetin e Durrësit.

Dy peshkatarët kishin dalë për peshkim me varkën e tyre por kanë humbur kontaktet që prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme me familjarët të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Pas marrjes së denoncimit nga familjarët policia kufitare ka nisur kërkimet duke gjetur në det varkën dhe shumë pranë saj edhe trupin e peshkatarit Ndue Gjoka 53 vjeç.

Ndërsa nuk është gjetur ende trupi i 55-vjeçarit Ramë Metalia për të cilin vijojnë ende kërkimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button