10 gjërat që s’mund t’ia thoni një beqareje në të njëzetat

Fakti që nuk është e shoqëruar, s’mund të na japë asnjë të drejtë më shumë. Ja cilat janë gjërat që duhet t’i mendoni dy herë, përpara se t’ia thoni një beqareje të re.

1. Por ti je fantastike!

Kjo shprehje të çon përherë në një pesimizëm të pakuptueshëm. Çfarë domethënë që ti je fantastike, por sa keq që nuk ke gjetur njeri që të bëjë rregullisht seks me ty?! Kjo i bën vajzat të ndihen si një lloj njëbrirëshi që mbahen larg lidhjeve sepse kanë një lloj afeksioni mendor ose fizik të çuditshëm. Ndaj, brenda mundësive, kursejeni.

2. Ti kërkon të pamundurën.

Faleminderit shumë! Ky po që është një kompliment që shkatërron vetëbesimin e çdo femre që i ka ngelur akoma shpresë se do të gjejë ndonjë ditë atë që përmbush kërkesat e saj. Një femër, i përngjet një magneti, ajo nuk e përcakton dot se çfarë meshkujsh tërheq drejt vetes. Por ka ca magnetë fatkeq, që tërheqin vetëm hekur të ndryshkur.

3. Ti zgjedh djemtë e gabuar.

Kjo është më se e qartë për një femër, që gjithë jetën i është dashur të ketë të bëjë me meshkuj. E thënë nga dikush tjetër, tingëllon akoma më keq në fakt. Çfarë nënkupton kjo? Ose personi që e thotë do të mburret se ka gjetur një të dashur të mirë, ose ky person është një mashkull që do të mburrë veten, por që s’ka ndërmend t’i hyjë një marrëdhënieje.

4. Ke frikë nga intimiteti.
Vërtet? Nga e di? Ah, po fakti që nuk kemi qenë kurrë në shtrat bashkë ta jep këtë të drejtë. S’është edhe aq për të qeshur të dëgjosh të tjerët të flasin për gjënë tënde më të shenjtë: intimitetin dhe privatësinë. Megjithatë, disa i gënjen mendja, se beqaria të lejon të thuash çfarë të duash, fundja ke të bësh me dikë që ka dështuar në marrëdhëniet seksuale.

5. I ke provuar njohjet online?

Të gjithë e dinë se njohjet online janë një vrimë në ujë, për jetën e dikujt që kërkon një lidhje serioze ose jo. Shumë orë të çuara dëm, e për më tepër edhe nerva të shkatërruara pa asnjë dobi. Përpara se t’i jepni situatës së një beqareje kaq vulgaritet, kujtohuni dhe më mirë mos këshilloni asgjë.

6. Do ndodhë kur të mos kërkosh më.

Ah, në rregull atëherë. Qenkam shqetësuar më kot. Po i mbyll sytë dhe po pres derisa i duhuri të më shfaqet. A është kjo ndopak ngushëlluese për ty që kërkon me patjetër ta shohësh situatën time si të dëshpëruar. Në vend të kësaj fjalie, do ta gjesh kur të ndalosh së kërkuari, më mirë më flit për motin. Si do të jetë koha nesër?

7. Je me fat, do doja të isha dhe unë single.

Në këtë rast, përse nuk e lë personin që ke në krah, me të cilin duket që nuk të ngjit? Apo ke frikë se të përfundosh si unë? Epo kjo shpjegon shumë. Një këshillë ngushëllimi, për dikë që ke frikë se do t’i ngjash një ditë.

8. Duhet të dalësh më shpesh.

Jam aq jashtë, sa kam filluar të marr me vete edhe rroba për t’u ndërruar. Për hir të Zotit! Më thuaj ndonjë gjë tjetër! Nuk është se të gjithë meshkujt e botës, janë atje jashtë tani. Ideali im madje mund të mos jetë fare në këtë shtet! Gjej një këshillë tjetër, ose thjesht mos fol fare!

9. Çfarë ndodhi me personin që kishe herën e fundit që të pashë?

Epo ne u martuam dhe shkuam të jetojmë të lumtur në një shtëpi të madhe. Tani unë jam shtatzënë dhe ne jemi çift i mrekullueshëm. Vërtet? Fakti që jam beqare, ta tregon shumë mirë se çfarë ndodhi: jemi ndarë!

10. Duhet të duash veten së pari

Kjo fjali të çon drejt e në urrejtje. E dua veten, por edhe sa dashuri tjetër më duhet që të më dilka “i duhuri” përpara. Jepi pra, merre pak beqarinë time seriozisht! Kush nuk e do veten, sidomos kur është single.

Lajme të ngjashme

Back to top button