Familja e Michael Jackson në borxhe, fëmijët rrezikojnë pasurinë

Një familje në borxhe dhe një pasuri e cila nuk i dihet fatit. Kjo është pasqyra e përgjithshme e asaj se çfarë do të ndodhë me fëmijët e Michael Jackson, të cilët rrezikojnë të humbasin pasurinë.

3 fëmijët e Michael Jackson kanë trashëguar një pasuri marramendëse nga babai i tyre, afërsisht 900 milionë paund, por këtë pasuri ata mund ta përdorin vetëm pasi të jenë 30 vjeç.

Prince 19 vjeç, Paris 17 vjeç dhe Blanket 14 vjeç, ende nuk kanë mundur të shfrytëzojnë këtë pasuri dhe nga taksat e larta që duhet të paguhen apo borxhet që babai i tyre ka lënë, mundet që ata të mos e marrin dot pasurinë e tyre.

Një burim ka thënë për gazetën “The Sun”: “Në letra këta fëmijë janë bilionerë, por në të vërtetë kjo shumë që i përket secilit ka shumë mundësi që të përdoret për të paguar borxhet”, transmeton albeu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button