Idomeni, emigrantet në grevë urie, tërhiqen organizatat humanitare

Vijojnë tensionet në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, aty ku emigrantët vazhdojnë protestat kundër mbylljes së kufirit, njofton RTVM2.

Refugjatët fjetën në shinat e trenit në shenjë proteste dhe po ashtu bllokuan një kamion që po transportonte ushqim për në kamp. Ata kërkojnë që kufiri të hapet dhe të vijojnë udhëtimin e tyre për në vendet e Evropës perëndimore.

Refugjatët thanë gjatë protestës se nuk do të lejojnë ushqim dhe ujë të hyjë në kamp deri sa kufiri të hapet.

Organizatat humanitare që po operojnë në kamp deklaruan se për momentin do ta ndërpresin punën, pasi situata është shumë e tensionuar dhe nuk mund të garantohet siguria e stafit të tyre. Gjatë mëngjesit emigrantët nuk i lejuan punonjësit e këtyre organizatave të shpërndanin ushqim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button