Anketë: Ja kush do të fitonte nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet në Maqedoni!

Sipas anketës së fundit të Agjencisë “Faktor Plus Adria”, krahasuar me anketën paraprake të po të njëjtës agjenci, rejtingu i partisë në pushtet në bllokun maqedonas, gjegjësisht VMRO-DPMNE-së ka rënë për 1.4%. Në anketën e fundit rejtingu i VMRO-DPMNE-së ka qenë 28.9%, ndërkaq tani e ka 27.5%, njofton Portalb.

Rejtingu i partisë opozitare më të madhe në bllokun maqedonas, gjegjësisht LSDM-së, sipas “Faktor Plus Adria”, krahasuar me anketën paraprake të po të njëjtës agjenci ka pësuar rritje për 0.6%. Në anketë e fundit rejtingu i LSDM-së ka qenë 24.6%, ndërkaq tani e ka 25.2%.

Për dallim nga VMRO-DPMNE, sipas anketës së “Faktor Plus Adria”, rejtingu i partisë në pushtet në bllokun shqiptar, gjegjësisht BDI-së, krahasuar me anketën e fundit të po të njëjtës agjenci, është ngritur për 0.5%. Në anketën e fundit rejtingu i BDI-së ka qenë 10.0%, ndërkaq tani e ka 10.5%, transmeton Portalb.

Rritje të rejtingut ka edhe partia opozitare e bllokut shqiptar PDSH-së, për 0.4%, sipas anketës së “Faktor Plus Adria” krahasuar me anketën paraprake të agjencisë në fjalë.  Në anketën e fundit rejtingu i PDSH-së ka qenë 4.4%, ndërkaq tani e ka 4.8%.

Anketa është bërë nëpërmjet telefonatave, në periudhën prej 15 deri më 20 mars të vitit 2016, në këtë anketë janë pyetur 1.150 të anketuar. /Portalb

12896200_10208981382521426_389071702_o

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button