Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë kryesisht do të jetë i ndryshueshëm, edhe atë me reshje të shiut, erë të përforcuar veriore dhe vetëtima. Edhe për shkak të ndryshimit të motit, në krahasim me ditët e kaluara, temperaturat nuk do të pësojnë rënie drastike, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 4 gradë celsius  gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 15 deri më 18 gradë celsius.

Në rajonin e Shkupit moti do të jetë i ngjashëm, të reshura të shiut pritet që të ketë gjatë ditës, ndërkaq në mëngjes moti do të jetë me vranësira mesatare. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 3 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës nuk do të kalojnë mbi 16 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button