VMRO-­DPMNE: LSDM­-ja sërish kërkon alibi për shtyrjen e zgjedhjeve

LSDM­-ja nuk do të ketë sukses në skenarin e fundit me të cilin dëshiron sërish të kërkojë alibi për ikje nga zgjedhjet, për shtyrjen e zgjedhjeve ose për mosnjohjen e rezultateve, reagon VMRO­-DPMNE­ja në deklaratën e sotme të nënkryetarit të LSDM­së Damjan Mançevski. Sipas VMRO­-DPMNE­së, të gjithëve u janë të qarta gënjeshtrat e LSDM­së dhe trillimet dhe konstruksionet të cilat kjo parti vazhdimisht i bën, arsyetimet e zbrazëta dhe tentimet e LSDM­së sipas çdo çmimi që të sabotohet funksionimi i shtetit. Kësaj, siç theksohet, fundi i vjen më 5 qershor.

Fantom, siç qëndron në kumtesën e VMRO­-DPMNE­së është anëtari i çdo familje të cilin Radmilla Shekerinska dhe LSDM­ja treguan se do ta punësojnë, fantome është hekurudha që LSDM­ja nuk e ndërtoi drejt Bullgarisë, fantome është zona industriale Saçevo në Strumicë në të cilën nuk ka asnjë informacion nga 3.000 punësimet në 300 kapacitete të cilat i premtoi Zaevi.

“Nuk janë fantomë gjysmë milionë shtetas të Maqedonisë të cilët nuk e mbështesin politikën e destruksionit, manipulimin dhe fabrikimin e aferave të LSDM­së, aktiviteti i vetëm i kësaj partie me vite mbrapa. Nuk janë fantomë qytetarët të cilët nëntë cikle zgjedhore ia japin mbështetjen VMRO-DPMNE­së e cila punon dhe realizon mijëra projekte reale në dobi të qytetarëve dhe të cilët dorëzojnë llogari dhe dënim për LSDM­në sepse përveç skenarëve destruktiv me të cilat mundohet të jetë në krizë të vazhdueshme, nuk ka çka të ofrojë para qytetarëve”, theksohet në kumtesën e VMRO­-DPMNE­së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button