Kinezët marrin naftë në Shqipëri

Bankers Petroleum, kompania kanadeze që shfrytëzonte vendburimet kryesore të naftës në Shqipëri i është shitur një kompanie tjetër kineze. Lajmi njoftohet nga vetë Bankers përmes një komunikatë të publikuar në faqen e saj në internet. Blerësi është kompania kineze Geo-Gade Petroleum Corporation, një nga kompanitë më të madh të naftës dhe gazit në Kinë.

Sipas njoftimit thuhet se marrëveshja është arritur për një vlerë prej 575 milionë dollarë kanadez, para marrjes së borxhit të papaguar të Bankers. Në njoftim thuhet se marrëveshja ka marrë miratimin unanim të anëtarëve të Bordit Drejtues të Bankers. Aksionet janë vlerësuar me një çmimi 2.2 dollarë, transmeton Lapsi.

Kompania Geo-Jade që këtej e tutje do të ketë kontrollin e naftës në Shqipëri është një nga korporatat më të mëdha kineze të listuara në bursën e Shangait. Kapitali i saj llogaritet në rreth 3.6 miliard dollarë.

Kjo kompani ka bërë disa investime në Azinë Qendrore, Kinë dhe Amerikën Veriore. Ndërkohë Bankers Petroleum operon prej disa vitesh në vendin tonë. Ajo zotëronte vendburimet e pasura me naftë në Patoz Marinzë, Kuçovë dhe disa zona të tjera.

Tërheqja e saj nga Shqipëria vjen në një moment kur kjo kompani kishte raporte të acaruara me qeverinë, sidomos pas shpërthimeve të fundit të puseve në zonën e Marinzës. Bankers është akuzuar shpesh se paguante shumë pak tatim fitimi, si dhe i shmangej shumë taksave të tjera. Për 10 vjet në Shqipëri të ardhurat e saj ishin mbi 2 miliardë dollarë. Kontrata me Bankers u lidh në vitin 2004. Fusha e Patos Marizës është më madhja naftëmbajtëse në Shqipëri dhe një nga zonat më të pasura me naftë në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button