“Kryeministri më kërcënoi në telefon: “Qen, bir qeni!”

Mediat në Kosovë shkruajnë se gazetari Vehbi Kajtazi ka marrë një kërcënim nga kryeministri Isa Mustafa. Kjo për shkak të botimit të një lajmi se vëllai i kryeministrit kosovar ka kërkuar azil në Gjermani.

Gazetari është shprehur se Mustafa i ka telefonuar në ora 17.32 nëpërmjet Viberit.

“Alo, Isa Mustafa jam. Ti a nuk pate me ç’ka me u marrë a veç me vëllain tem, a?”, – ka thënë Mustafa.

Gazetari i ka thënë se artikulli është publikuar për shkak se bëhet fjalë për migrimin e vëllait të kryeministrit dhe tregon për gjendjen e keqe në sektorin e shëndetësisë.

“Vëllau jem nuk osht në dorën teme, por në dorën e sëmundjes. Ka kancer në fyt more qen bir qeni. Ki me pagu shtrenjtë këtë”, – ka thënë Mustafa duke e mbyllur telefonin.

Gazetari thotë se ka komunikuar me zëdhënësin Arban Abrashi për t’i kërkuar sqarime rreth këtij rasti. Abrashi i ka thënë se ndodhet jashtë vendit. Ai ka shprehur keqardhje dhe ka shtuar se kryeministri nuk po ia hap telefonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button