Ndalesë për kamionë dhe autobusë në aksin Tetovë-Kodra e Diellit

Në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese dhe autobusë, ndërsa për automjetet e tjera është e obligueshme përdorimi i pajisjes dimërore, informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Kjo ndalesë është vendosur dje në orën 18:00. Ndalesat në kalimet malore Strazhë dhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër janë hequr gjatë natës. 

Komunikacioni në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale në vend zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimri e në disa vende të mbetura nga dëbora, ndërsa për shkak të temperaturave të ulta është e  mundur paraqitja e ngricave. Paraqitje të mjegullës me dukshmëri prej 50 deri 100 m është regjistruar në aksin rrugor Kratovë – Probishtip dhe në kalimet malore Pletvar dhe Gjavatë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim  të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë,Koçan-Delçevë dhe Berovë – Vinicë, ku mund të paraqiten shembje tëvogla të dheut.

Aktivitetet terrenike (hulumtime gjeodete dhe gjeomekanike) të cilat po realizohen përgjatë aksit rrugor A-1, rruga Milladinoc-Kumanovë (në të dy drejtimet) gjegjësisht nga stacioni pagesor Milladinoc deri në fund të autostradës-unazës së vjetër Kriva Pallankë, në periudhën nga 25.11.2013 deri më 30.11.2013 do të realizohen nga Fshati Agino drejt Milladinocit. Punimet realizohen në periudhën kohore prej orës 07:00 deri në orën 18:00, ndërsa madje sinjalizimi për qarkullim për ndryshimin kohor të regjimit të qarkullimit është vendosur 24 orë në rrugë.

Për nevojat për përpunim të dokumentacionit projektues për rehabilitim të aksit rrugor A-1, aksi Negotinë-Demir Kapi, nga 27.11.2013 do të fillohet me aktivitete gjeodete për çka nevojitet të sillet ndryshim kohor i regjimit të komunikacionit dhe për të njejtën do të vendoset sinjalizim adekuat në komunikacion. Kohëzgjatja e ndryshimit do të jetë 2 muaj gjegjësisht deri më 27.01.2014. Punimet do të realizohen në periudhën kohore nga ora 07:00 deri në orën 17.00, ndërsa madje sinjalizimi për qarkullim për ndryshimin kohor të regjimit të qarkullimit është vendosur 24 orë në rrugë.

Duke filluar nga 26.11.2013 në periudhën prej orës 10 deri në orën 14 në aksin rrugor Rabrovë – Kosturinë (R1401) do të realizohen punime ndërtimore për riparimi i asfaltit nëpër gjithë gjërësinë e rrugës. Në akset rrugore Koçan – diga Kalimanc (A3),  dhe Makedonska Kamenicë – Delçevë (A3) do të bëhet riparimi i asfaltit dhe sanimi i plasaritjeve, me ç’rast është vendosur sinjalizim përkatës në komunikacion. 

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesë, ndërsa pritet që punimet ndërtimore të zhvillohen deri nga mesi i dhjetorit. Në aksin rrugor Hanet e Mavrovës – Dibër (R1202) po kryhen punime ndërtimore për sanimin e urës në afërsi të Dibrës. 

Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor, komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, por rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit dhe shpejtësi të adaptuar sipas kushteve në rrugë. Në aksin rrugor Veles – Kadrifakovo po realizohen punime faza 1: nga unaza Veles fundi i korsisë së tretë (deponia Veles) Llozovë, Saramzalinë. Aksi rrugor P2 332, Ohër-Resnjë përmes Galiçicës (lidhje me P1307 (Doganë)-lidhje me A3 dhe P1301 (Tërpejcë), nga vendi Koritë deri në qendrën dimërore Oteshevë mbyllet në mënyrë sezonale për qarkullimin e të gjithë automjeteve nga 15.11.2013 deri më 31.03.2014.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Lajme të ngjashme

Back to top button