Microsoft përditëson OneNote për Windows 8.1

Aktualisht, i vetmi aplikacion i Office të Microsoft që është në dispozicion si një aplikacion me ndërfaqe moderne për Windows 8.1, është OneNote.

Microsoft përditësoi aplikacionin për Windows 8 në korrik dhe sot kompania ka nxjerrë një version të ri me disa karakteristika të reja dhe të dobishme.

Siç përshkruhet në blogun e Office, aplikacioni i ri OneNote ka përparësi në disa nga tiparet e reja që janë vendosur në sistemin e fundit operativ Windows 8.1. Njëra prej tyre lejon kapjen dhe shpërndarjen e çdo gjëje që shfaqet në ekran me anë të OneNote.

Funksioni që skanon kamerën, lejon aplikacionin OneNote që jo vetëm të skanojë dhe të kapë dokumentet nëpërmjet kamerës të pajisjes, por Microsoft thotë se mund të “rregullojë imazhet automatikisht”.

OneNote për Windows 8.1 mund të shfaqë të gjitha shënimet e marra me anë të aplikacionit, pa nevojën për të parë të tërë faqet në qoftë se nuk është e nevojshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button