Gafa e Italianit, Berisha: Ja çfarë i futi Rama … Pitellës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Gianni Pitellës, të mbajtur në kongresin e PS-së. Pitella tha se “për liberalizimin e vizave PS kishte zhvilluar beteja të mëdha”.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

“Rama i fut Pittellës kasetën e Veliajt!

Pas Erion Velisë, që falënderoi Ramën për udhëheqjen e lëvizjes studentore të dhjetorit 1990, pavarësisht se ai ishte në të gjithë ato ditë në Greqi, sot ishte radha e Pitellës për të falënderuar Edi Ramën për sukseset e të tjerëve, si muratoriumin e skafeve (për të cilin Rama votoi kundër), për liberalizimin e vizave, për sabotimin e të cilit Rama dërgoi emaile që paralajmëronin eksode biblike në të gjitha kancelaritë perëndimore.

Miq, i nderuari ynë Pittella, nga emocioni harroi të falënderonte Garibaldin shqiptar për Pavarësinë e Italisë!!”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button