Trupat izraelite vrasin një palestinez në Hebron të Bregut Perëndimor

Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ka njoftuar se një i ri palestinez është vrarë të shtunën pas një pretendimi se kishte sulmuar një ushtar izraelit në territorin e okupuar nga Izraeli, në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka konfirmuar se 17 vjeçari Abdullah al-Ajouli është vrarë nga trupat izraelite në Hebron, ku ka shtuar se në trupin e viktimës kishte së paku 20 plumba.

Sipas ministrisë, ushtarët izraelit kishin penguar ambulancën të trajtojë të plagosurin palestinez duke e lënë të shtrirë në tokë deri sa ka ndërruar jetë.

Në bazë të shifrave palestineze mbi 200 palestinezë janë vrarë nga trupat izraelite në valën e dhunës e cila ka nisur tetorin e kaluar.

Izraeli nga ana tjetër thotë se 33 izraelit janë vrarë në periudhën e njëjtë nga sulmet e palestinezëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button