Blushi flet në Kongresin e PS-së: Zgjedhjet janë zgjidhja për PS-në

Ben Blushi: PS-ja është prona jonë e përbashkët dhe duhet të mbetet prona jonë e përbashkët deri në fund. Por ajo, si çdo trup, ka shqisat e saj. Barazia është zemra e saj. Drejtësia është dora e saj dhe liria është shpirti i saj.

Deputeti socialist, Ben Blushi ka mbajtur fjalën e tij në Kongres, ku ka folur më gati 15 minuta, për të mundur delegatët që të vendosin për zgjedhje për kreun e PS-së.

Blushi tha se PS-ja është pronë përbashkët e socialistëve dhe se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për PS-në.

Ai akuzoi kryeministrin dhe kreun aktual të PS-së, Edi Ramën se po e përvetëson partinë përmes një pakice, në një kohë që shumica kërkon zgjedhje.

Blushi ftoi Ramën drejtpërdrejt në zgjedhje dhe tha se do të pranojë çdo zgjidhje që do të dalë nga zgjedhjet.

“PS-ja është prona jonë e përbashkët dhe duhet të mbetet prona jonë e përbashkët deri në fund. Por ajo, si çdo trup, ka shqisat e saj. Barazia është zemra e saj. Drejtësia është dora e saj dhe liria është shpirti i saj.

“Ne socialistët kemi vetëm një detyrë, që t’i mbajmë shqisat në harmoni. Shqipëria mund të bëhet nga vetë ne shqiptarët. Po si mund ta ndryshojmë ne vendin tonë? Si t’i bindim mijëra vajza dhe djem që ikin nga Shqipëria që të mos e bëjnë një gjë të tillë?

Ka vetëm një mënyrë, duke mos i ikur vetes sonë. Duke mos i ikur partisë sonë. Duke mos e rrëmbyer PS-në”, tha Blushi, transmeton KlanKosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button