Zbulohet sekreti i suksesit të Ronaldos

Cristiano Ronaldo pritet të mungojë në ndeshjen e Champions League kundër Galatasarayt, për shkak dëmtimi.

Gjithsesi, ai është një lojtar me vullnet të jashtëzakonshëm, çka e konfirmon zëvendëstrajneri i Realit, Paul Clemente. Madje, ky i fundit ka zbuluar edhe sekretin e yllit portugez, sa i përket formës së tij të mirë fizike dhe faktit që nuk dëmtohet shpesh.

“Cristiano është unik. Ka një përkushtim mbresëlënës për futbollin. Ai zgjohet çdo ditë në orën 05:00 dhe bën dush me ujë të ftohtë. Më pas, thërret fizioterapistin, i cili i shkon në shtëpi në orën 06:00. Të jeni të bindur se pjesa tjetër e lojtarëve në atë orë janë në gjumë dhe as që marrin guximin të çohen”, u shpreh Klemente. Ai ka munguar vetëm 37 minuta të ndeshjeve në këtë sezon dhe nuk ka qenë në dispozicion të madrilenëve vetëm katër herë nga 48 përballje të mundshme në Champions. Statistika që kanë ardhur si rrjedhojë e stërvitjes së tij korrekte dhe terapive jashtë planit të klubit.

Ronaldo ka blerë një krionizador prej bambuje me vlerë prej 45 mijë eurosh dhe seancat krioterapike i bën në shtëpi tashmë. Bëhet fjalë për seanca 2-3 minuta në ujë termal, me temperatura që shkojnë në -200 gradë celsius.

Ato nuk të japin asnjë dhembje, por thjesht rrisin qarkullimin e gjakut dhe lëshojnë endorfinën. Ajo ka dhënë rezultate fantastike për rikuperimin e dëmtimeve dhe heqjen e stresit.

Fatmirësisht, mungesa e Cristianos në ndeshjen kundër Gallatasarayt nuk do jetë tepër shqetësuese, duke ditur që Reali nuk e diskuton kualifikimin për në raundin tjetër të Champions League.

Lajme të ngjashme

Back to top button