Policia ka ngritur akuzë për ngritjen e pllakës përkujtimore në Teferiç

Policia ka ngritur akuzë për ngritjen e pllakës përkujtimore në nderim të luftëtarëve shqiptarë në Teferiç.

Sipas policisë, pa leje për ndërtim dhe në kundërshtim me ligjin, 47 vjeçari Vait Ajro dhe dy persona të tjerë nga Bashkësia lokale e Ladorishtës më 27 shtatorë, me rastin e 100 vjetorit të kryengritjes së Dibrës dhe Ohrit, kanë vendosur pllakë përkujtimore në gjuhën shqipe.

Të njëjtën dit nga zyra e Strugës, Nezllobinski, ka kërkuar ndërprerjen e ndërtimit të përmendores me arsyetimin se ndërtohet në pronë të kishës.

“Kjo është pronë e kishës. Deri para 10 viteve këtu kishte kryq dhe shenja fetare. Ky vend ekziston si vend i kishës”, ka deklaruar Sasho Cvetkovski, drejtor i muzeut “Nikolla Nezllobinski”, në Strugë.

Kryetari i këshillit organizativ i Bashkësisë lokale në Ladorisht dhe Teferiç, Ajro i cili sot ka marrë padi penale, ka deklaruar se kanë leje nga kryetari i Strugës.

“Nuk ka këtu teori për vende të kishës, në dokumentet që ekzistojnë në kadastër dhe në komunë, nuk ekziston një gjë e tillë”, thotë Ajro

Lajme të ngjashme

Back to top button