Ibra kapet në stërvitje me Van der Wiel, ja çfarë ndodhi

Stërvitjet e sotme të Paris Saint Germainit nuk kanë qenë të zakonshme.

Kjo pasi që sulmuesi Zlatan Ibrahimovic është kapur keq me mbrojtësin Gregory Van der Wiel.

“L’Equipe du Soir” ka shkruar që Ibra i ka thënë Van der Wielit “luaj si them unë dhe do të jesh në rregull”, ndërsa holandezi e ka ofenduar atë, përcjellë “Lajmi.net”.

Situata është nxehur në maksimum, mirëpo shokët e skuadrës kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Klubi nuk ka konfirmuar nëse do të ketë sanksionime për lojtarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button