Përgatitet gazetë e re shqiptare në Maqedoni

Në përgatitje është botimi i gazetës së re shqiptare “2+1” e cila do ta ketë selinë në Shkup, në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovasja” mëson Portalb.mk. Edhe pse përflitet se 21 marsi si ditë e daljes në treg, burimet tona thonë që kjo nuk do të ndodh pasi që ekipi i kësaj gazete ende është në konsolidim si dhe ende nuk dihet kush do të jetë kryeredaktor.

Drejtor i gazetës do të jetë Sabedin Bushi, i cili premtoi prononcim për redaksinë e Portalb.mk.
Bushi është biznesmen nga Shkupi shumë i afërt me partinë Bashkim Demokratik për Integrim. Burimet tona thonë që kjo gazetë mund të jetë projekt parazgjedhor i BDI-së për propagandë mediale. Presim prononcim nga drejtori.

Portalb.mk kontaktoi edhe zëdhënësin e BDI-së, Bujar Osmani, i cili shkurt tha se për herë të parë dëgjon për këtë projekt.

21 Media reagon lidhur me emrin e gazetës së re të paralajmëruar “2+1” (dy plus 1)

21Media, përshëndet paralajmërimin e daljes së edhe një gazete të re e cila sipas tyre do te pasurojë tregun medial ne Maqedoni por shpreh brengosje për emrin e së njëjtës.

“Për shkak se 2+1(dy plus 1) asocon me numrat që janë edhe të 21Medias, e cila ka 7 televizione (6 në Kosovë dhe 1 në Maqedoni) dhe me një eksperiencë mbi 18 vjeçare është një organizatë multimediale me standarde te larta profesionale dhe teknologjike. Emërtimi i gazetës së paralajmëruar me ” 2+1″ (dy plus 1) mund të shkaktojë konfuzion në tregun medial! Prandaj i ftojmë kolegët  tanë që të gjejnë mundësinë për një emër tjetër që nuk asocon me 21Median! Një gjë e tillë është në të mirë të të dyja palëve!” thuhet në reagimin e 21Media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button