Kosova në pritje të lajmit historik

Fadil Vokrri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka thënë se në muajin maj janë dy kuvende, ai i UEFA-së dhe i FIFA-së, në të cilat Kosova mund të pranohet si anëtare me të drejta të plota.

Federata e Futbollit të Kosovës nga muaji maj pret të jetë anëtare e re e UEFA-së dhe FIFA-së.

Fadil Vokrri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka thënë se në muajin maj janë dy kuvende, ai i UEFA-së dhe i FIFA-së, në të cilat Kosova mund të pranohet si anëtare me të drejta të plota.

“Dje dhe sot është mbajtur Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s dhe Kosova është shqyrtuar me urgjencë dhe prioritet”, ka thënë Vokrri në “Interaktiv”, përcjell “Lajmi.net”.

Numri një i futbollit në vend pret që me 3 maj të pranohet Kosova në UEFA, e menjëherë pas 9 ditësh edhe në FIFA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button