LSDM: Deficiti buxhetor me 22 milion euro të reja

“Sipas të dhënave të Ministrisë së financave, në muajin tetor, qeveria e VMRO-DPMNE ka krijuar deficit të ri buxhetor prej 22 milion eurove. Me këtë Qeveria deri në tetor ka arritur deficit të përgjithshëm buxhetor prej 279 milion euro. Kjo është 100 përqind nga deficiti i planifikuar me buxhetin për 2013 ose 90 përiqnd nga deficiti buxhetor të planifikuar me rebalancin e para dhjetë ditëve”, thonë nga LSDM.

Ato alarmojnë se ky trend do të vazhdojë edhe gjatë dy muajve të ardhshëm dhe presin që viti do të përfundojë me deficit prej 335 milion euro apo 4.2 përqind nga Bruto Prodhimi Vendor.

Lajme të ngjashme

Back to top button