Albafone me shitore të re në Tetovë, 500 numra falas

Albafone do të hap dyqan të ri në qendër të Tetovës për të qenë më pranë konsumatorëve. Dyqani do të hapet ditën e mërkurë në ora 10 dhe në hapje do të ndahen falas 500 numra. Të gjithë të interesuarit për numra falas mund të presin para  dyqanit i cili gjendet në qendër të qytetit,  Marshall Tito, nr.23, në afërsi të restorantit “Tivoli”.

Do të jetë një ditë e veçantë që në prag të festës më të madhe kombëtare, të gjithë qytetarët e Tetovës do të përfitojnë nga ofertat më të fundit të operatorit të vetëm shqiptar në vend.
Po ashtu, për të shënuar  denjësisht festën e flamurit kombëtar, Albafone që sot mundëson çmimin më të lirë në treg me Shqipërinë dhe Kosovën: vetëm 28 den./min.

Kjo dhe oferta të tjera do të lansohen shpejt në treg. Duke filluar që sot mund ta transferoni numrin që keni në Albafone. Vizitoni njërin nga dyqanet e Albafone ose partnerëve dhe plotësoni kërkesën për transferim të numrit. Ju do të keni transferim sa më të lehtë dhe do të merrni kartelë të re. Ndërsa, Albafone do t’i bart shpenzimet për kalimin tuaj në Albafone me numrin e vjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button