Pesë shtetet me të cilët ka kryer më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut vetëm për dy muajt e parë të këtij viti ka arritur të shënon deficiti tregtar në vlerë prej 423 766 000 euro, si rezultat i dallimit ndërmjet importit dhe eksportit, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar-shkurt 2023, është 82 638 328 000 denarë, ndërsa vlera e mallit të importuar 108 765 948 000 denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që eksporti në këtë periudhë ka shënuar rritje për 10.1 përqind, ndërsa importi për 1.6 %, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në periudhën janar-shkurt të vitit 2023, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, raportoi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button