Sulm terrorist në Stamboll, 4 të vdekur dhe 36 të plagosur (VIDEO)

inistri i Shëndetësisë të Turqisë, Mehmet Müezzinoğlu, në lidhje me sulmin terrorist në Beyoğlu të Stambollit ka pohuar se “aktualisht kemi humbur 4 qytetarë tanë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nga 36 të plagosur 7 prej tyre janë ende në situatë serioze. Ndërsa 4 të plagosur ndodhen në procesin e operacionit. Shpresoj se nuk do të kemi humbje të tjera. Sipas informacioneve që na kanë mbërritur theksohet se mes të plagosurve ndodhen 12 persona me nënshtetësi të huaj”- u shpreh Müezzinoğlu.

Ndërsa prefekti i Stambollit, Vasip Şahin, në lidhje me çështjen e njoftimeve për kërcënime me bombë u shpreh se: “Çështja nuk është tek njoftimet, por tek një çështje e cila është përhapur me shpejtësi në median sociale se edhe në vende të tjera të Stambollit si Nişantaşı, Bayrampaşa etj..ka patur shpërthime të bombave. Që nga ky moment nuk ka një lajm apo ngjarje të tillë”.

Ndërsa në lidhje me të dyshuarit, prefekti Şahin ka pohur se “aktualisht tani është shumë herët. Hetimet po kryhet në të gjitha dimensionet e tij. Kjo është ajo çka mund të deklaroj për momentin”.

____________________________________________________

Në bulevardin “İstiklal” në rajonin Beyoğlu të Stambollit ka patur një shpërthim, ku ka të plagosur raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se pas shpërthimit në bulevardin “İstiklal” në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, ekipet e shëndetësisë dhe zjarrfikëset.

Ndërsa mësohet se policia ka bllokuar hyrjet dhe daljet në bulevard si dhe ka rrethuar zonën e shpërthimit.

Gjithashtu theksohet se në lagjen Taksim nuk lejohet hyrja e mjeteve përveç atyre zyrtare, si të policisë, zjarrfikëseve dhe ambulancave. Gjithashtu vihet në dukje se në ngjarje ka të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button