FRODEM ngre iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë për rregulloren e Gjykatës Kushtetuese

“Më 16 mars kemi ngritur iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë për fillimin e procedurës së kushtetutshmërisë të disa dispozitave të rregullores së Gjykatës”,  njoftojnë nga partia FRODEM, njofton Portalb.

Nga FRODEM kërkojnë që të hiqen disa dispozita të rregullores së Gjykatës kushtetuese që sipas tyre, janë në kundërshtim me Kushtetutën, edhe atë nenet, 51, 52, 62, 63, 64 dhe 67.

“Me këtë iniciativë, FRODEM kërkojnë që të hiqen këto dispozita të rregullores së Gjykatës Kushtetuese të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën, gjegjësisht me procedurën për mbrojtjen e të drejtat  dhe lirive, procedurën për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës dhe revokimit të imunitetit etj.”, thuhet në kumtesën e partisë FRODEM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button