Bllokohet komunikacioni në Shkup shkaku i kardinalit

Nga Policia e Trafikut të Maqedonisë njoftojnë se nga sonte në vizitë zyrtare në Maqedoni do të qëndrojë, sekretar shtetëror i  Vatikanit, kardinali Pjetro Parolini, njofton Portalb.

Kardinali Parolin do të jetë mysafir i ipeshkvit të Shkupit dhe ekzarkut të apostullit në Maqedoni Kiro Stojanov në Ipeshkvinë e Shkupit, ndërsa do të takohet edhe me presidentin Gjorge Ivanov dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë.

Do të marrë pjesë edhe në bekimin solemn dhe inaugurimin e rezidencës së re të ipeshkvisë me pjesëmarrje të krerëve fetarë, autoriteteve civile dhe korit diplomatik. Pas kremtimit liturgjik është paraparë promovim i librit të papës Franjo “Emri i Zotit është mëshirë” i cili është përkthyer në gjuhën maqedonase.

Nesër kardinali Parolin do ta vizitojë Shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë, vendzbulimin arkeologjik Stobi, qendrën e përkohshme transitore për migrantë “Vinojug” dhe kishën famulltare “Shën Pjetri dhe Pali” në Gjevgjeli, si dhe katedralen “Shën Mëria” në Strumicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button