HESHTJE

Mbretëroi heshtja,

E pashpirt!

Fantazmë – shkretëtirë në mua.

I shtypur nga heshtja, këlthita!

Nuk këlthita unë,

këlthiti arsyeja e paedukuar.

Heshtje!

Tjerr pikëllim, mizor!

Mbyt.

Heshtje!

Persekutim këmbëngulës!

Heshtje!

Brodha! Kot i mashtruar,

Ndjenja të gërshetuara më pushtuan.

Jam i pafuqishëm!

I parritur, i lodhur.

Heshtje!

Heshtja u andërthur.

Autor: Tihi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button