Ndërron jetë Rebeka Rexhepi, vajza që frymëzoi me vullnetin për të jetuar

Rebeka është dorëzuar. Lufta e saj me kancerin ka përfunduar sot në orët e para të mëngjesit në një spital të Austrisë.

Vajza nga Prishtina që u bë frymëzim për shumë njerëz me vullnetin dhe përpjekjet e saj dy-vjeçare për ta mundur këtë sëmundje, nuk ka pasur fuqi të rezistojë më. Ajo ka vdekur në një moshë shumë të re.

Vdekja e Rebeka Rexhepit ka pikëlluar shumë miq të saj dhe të familjes.

“Do të na mungosh Rebeka Rexhepi”, ka shkruar Arsim Gërxhaliu.

I pikëlluar me vdekjen e saj është shprehur edhe Asdren Rrahmani, themelues i një fondacioni për luftimin e kancerit. Ai ka humbur vëllanë para pak vjetësh si pasojë e sëmundjes së kancerit.

Ngushëllime për vdekjen e Rebekës ka shprehur edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila ka postuar fotografinë e Rebekës në llogarinë e saj në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button