KE reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Komisioni Evropian kundërshton mundësinë e faljes së parregullsive zgjedhore dhe apelon për kujdes në shfrytëzimin e mundësisë për falje të cilën Gjykata Kushtetuese ia ktheu presidentit të shtetit.

“Presim që të anashkalohet çdo akt i cili punon në kundërshtim me këtë qëllim. Çdo sugjerim për mosndëshkim të shkeljeve zgjedhore do të jetë në kundërshtim me përpjekjet e vendit tuaj dhe atë të komunitetit ndërkombëtar për të siguruar kushte për zgjedhje të besueshme dhe për kthim të besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor”, thuhet në reagimin e KE, transmeton Alsat M.

Sipas Komisionit Evropian, shkeljet zgjedhore nuk duhet të konsiderohen për falje, pasi një akt i tillë bie ndesh me punën e Prokurorisë Speciale. Qëndrim të ngjashëm pati edhe Ministri për Evropën i Britanisë së Madhe Dejvid Lindington.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button