Nesër skadon afati për aplikim për udhëtim për studentët më të mirë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur se nesër, 18 mars, është dita e fundit për aplikim për udhëtim për studentët më të mirë nga tre universitetet të ranguara më lartë në Republikën e Maqedonisë, në bazë të Ligjit për arsim të lartë.

Të drejtë aplikimi kanë studentë nga tre universitetet më lartë të ranguara,  përkatësisht “ Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, Universiteti “ Goce Dellçev” – Shtip dhe Universiteti i Evropës Juglindore” – Tetovë.

“Kushtet tjera të cilat duhet t’i plotësojnë studentët janë: të mos kenë përsëritur vit, të kenë notë mesatar mbi 9,5 dhe të kenë dhënë provimin e fundit të studimeve më së voni në afatin e janarit këtë vit, jo më vonë se 15 shkurt, dhe të cilët ende nuk e kanë mbrojtur punimin e diplomës përkatësisht   nuk e kanë tërhequr ende Certifikatën për përfundimin e studimeve të larta në qoftë se në fakultete e tyre nuk është paraparë mbrojtja e punimit të diplomës.

I inkurajojmë të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet, më së voni deri nesër deri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të dorëzojnë Fletë aplikimin e plotësuar dhe të shfrytëzojnë mundësinë për udhëtim në Paris, Barcelonë ose Venedik me shpenzime  plotësisht të mbuluara për akomodim, ushqim dhe biletë aeroplani” thuhet në kumtesën e MASH-i.

Thirrja publike dhe të gjitha informacionet tjera gjenden në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, www.mon.gov.mk.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button