“Dita e drurit”, nesër ditë jo pune

Të mërkurën do të jetë ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pasi e mërkura është caktuar si Dita e drurit.

Në kuadër të këtij aksioni që realizohet për të dymbëdhjetën herë me radhë do të mbillen rreth 5 milionë fidanë në të gjithë territorin e Maqedonisë.

Ndërkaq ministria e shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët të cilët e kishin të caktuar për kontrolle ose intervenime mjekësore gjatë ditës së nesërme, të njëjtin do ta zëvendësojnë me ditën e shtunë. 

“Theksojmë se të gjitha kontrollet mjekësore që janë caktuar nëpërmjet sistemit “Termini im” për datën 27 nëntor janë zëvendësuar për ditën e shtunë më 30 nëntor, duke e pasur parasysh se dita e mërkurë është shpallur si ditë jo pune. Spitalet dhe shtëpitë e shëndetit të mërkurën do të punojnë ngjashëm sikur ditët e vikendit ose të festave ku ka shërbime kujdestarike”, thuhet në njoftimin e ministrisë së shëndetësisë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button